Kosovë, Jahjaga dërgon sot marrëveshjen për asociacionin në Gjykatën Kushtetuese

445
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dërgon sot në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e arritur më 25 gusht mes Kosovës dhe Serbisë për asociacionin e komunave serbe.

Këtë e ka bërë të ditur për “KosovaPress”, këshilltari i presidentes për çështje juridike, Selim Selimi, por pa dhënë detaje të tjera. Kjo iniciativë e Jahjagës vjen pas bisedave që pati me përfaqësues të pozitës dhe opozitës. Me këtë veprim presidentja po mundohet të kthejë normalitetin në Kuvendin e Kosovës
Sigal