Kosovë, ish-ministri Hoxhaj: Serbia të harrojë BE, nëse nuk njeh Kosovën

426
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i është kundërpërgjigjur Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç.
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “Twitter”, Hoxhaj shkruan se Daçiç në të kaluar ka pretenduar që Kosova e pavarur nuk ekziston, pasi po ai vetë ka nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit.
“Daçiç në të kaluarën ka pretenduar që Kosova e pavarur nuk ekziston, por ai vetë ka nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit. A mos është kjo gjuhë dykuptimshme para zgjedhjeve? Pa pranimin e Kosovës në OKB dhe njohjen e ndërsjellët, Serbia do të ia bllokojë vetes integrimin në BE. Mjaft me gjuhë lajmesh, kemi nevojë për gjuhë të së vërtetës”, ka shkruar Hoxhaj.
Sigal