Kosovë, Çollaku: Kemi përmbushur kriteret për heqjen e vizave

408
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, theksoi sot gjatë një takimi me ambasadoren e re të Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviç, se aktualisht ndodhemi në periudhën vendimtare dhe presim liberalizimin e vizave. Gjatë takimit ministri Çollaku e njohu ambasadoren kroate për zhvillimet e rëndësishme të ndërlidhura me axhendën evropiane të vendit e sidomos për punën e bërë në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Institucionet tona kanë përmbushur kriteret e caktuara për heqjen e vizave. Kemi punuar shumë në këtë proces dhe kemi arritur të bëjmë reforma të mëdha në kuadër të këtij procesi. Aktualisht ndodhemi në periudhën vendimtare dhe presim një vlerësim të merituar, që do t’i mundësonte qytetarëve tanë të udhëtojnë pa viza gjatë këtij viti në shtetet e zonës Schengen”, theksoi Çollaku. Sipas një komunikate të MIE-së, Çollaku bisedoi me ambasadoren e Republikës së Kroacisë edhe për përgatitjet që po bënë Kosova për implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asoociimit duke theksuar se ekspertiza e Kroacisë në këtë pikë do të vazhdojë të jetë e mirëseardhur për institucionet e Kosovës. Ambasadorja Kapitanoviç, rikonfirmoi përkrahjen e Kroacisë për integrimin e Kosovës drejt BE-së e posaçërisht procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë. Po ashtu, ajo theksoi se Kroacia do ta ndihmojë Kosovën edhe gjatë periudhës së zbatimit të MSA-së.
Sigal