Kosovë, Ahmeti kërkon front opozitar të përbashkët për zgjedhje të reja

466
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë thirrje për një front të përbashkët opozitar mes partive politike dhe shoqërisë civile, për largimin e qeverisë së Isa Mustafës dhe thirrjen e zgjedhjeve të reja. 
Shpend Ahmeti: Mendoj se ka ardhur koha që të ndërtohet një front i gjerë ku do të diskutohet. Aty i ka qëndrimet e vetë VV, shoqëria civile dhe aty do të gjendet një emërues i përbashkët.
Sipas tij, apeli i qeverisë për dialog me opozitën për tejkalimin e ngërçit politik, është vetëm një fasadë.
Shpend Ahmeti: Nëse është reflektimi që do të pezullohen marrëveshjet, ose do të shkojmë drejt zgjedhjeve apo do ta cojmë në referendum, këto mund të diskutohen, por vetëm sa për sy e faqe të ulemi të dialogojmë..
Për më tepër Shpend Ahmeti kërkon ndaljen e dialogut me Serbinë dhe që Brukselit t’i bëhet e ditur se kështu nuk mund të vazhdohet më.
Shpend Ahmeti: Këtë po e them që duhet ta shikojmë më shumë si të fitojmë më shumë karshi Serbisë dhe si Kosovë dhe jo qeveri-opozitë dhe të mundohemi të përfitojmë një hap këtu dhe një hap atje.
Kryetari i komunës së Prishtinës thotë se vetëm Kosova po trajtohet nga Bashkimi Europian si në geto.
Sigal