Kosova-zgjedhjet, OSBE: Të anulohet procesi në Veri, KQZ mbledhje urgjente

425
Sigal

Në Kosovë ka nisur të dielën në mëngjes procesi i votimit për zgjedhjen e pushtetarëve komunalë, të parat zgjedhje ku përfshihen edhe komunat veriore të saj të banuara me shumicë serbe. Hapja e 798 qendrave të votimit në 38 komunat e Kosovës nisi në orën 07:00. Procesi vijoi jo pa probleme dhe incidente të shumta ku nuk munguan dhe shoqërimet në polici të shumë persona. Ndërsa në Veri shumë serbë bënin thirrje për bojkot të zgjedhjeve. Sipas saj, rastet kanë ndodhur në Drenas, Podujevë, Istog dhe Gjilan. Mbi 2 mijë vendvotime do të jenë të hapura deri në orën 19:00, ndërsa të drejtën e votës mund ta shfrytëzojnë mbi një milion e 700 mijë qytetarë. Në këto zgjedhje konkurrojnë gjithsej 224 kandidatë për kryetarë komunash. Sipas sistemit zgjedhor këtë post në rrethin e parë e fiton ai që siguron 50 për qind plus një vote. Nëse kjo nuk arrihet organizohet raundi i dytë ndërmjet dy kandidatëve që kanë fituar më së shumti vota. Mbi 7 mijë kandidatë konkurrojnë për vendet e deputetëve të kuvendeve komunale. Mbi 30 mijë vëzhgues të vendit por edhe nga bota janë regjistruar për të vëzhguar zgjedhjet e sotme, organizimi i të cilave lehtësohet nga Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, (OSBE) kryesisht në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe. Pas shpalljes së Pavarësisë në 17 shkurt 2008, këto janë zgjedhjet e e dyta komunale që mbahen në Kosovë, pas atyre që u zhvilluan në 15 nëntor 2009, kur shteti i ri kishte 63 njohje. Tashmë Kosova është njohur nga rreth105 shtete të botës.

Komisionerët e  OSBE-së sulmohen me gurë
Ora 17:20  Inc
ident shënohet në Kosovë në këtë ditë zgjedhjesh. Pak minuta më parë Komisionerët e OSBE-së janë sulmuar me gurë. Ngjarja ka ndodhur në një pike votimi në veri të Mitrovicës.
Veri, disa serbë hyjnë në QV dhe nxjerrin komisionerët
18:30-
Disa qytetarë serbë kanë hyrë në një qendër votimi në veri të Kosovës dhe kanë nxjerre prej aty komisionerët e OSBE-së. EULEX ndërhyri në këtë QV, nuk ka asnjë të arrestuar. Ndërkohë ka filluar mbyllja e votimit në disa qendra votimi.

 OSBE rekomandoi  anulimin e zgjedhjeve në VeriOra19:05. Sipas agjencisë së lajmeve “Kosovapress”, OSBE-ja ka rekomanduar rekomandimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës pas tensioneve të një pas njëshme që po shoqërojnë këtë zonë. Agjencia bën me dije se disa grupe ekstremiste nuk lejuan të votohet lirisht dhe në veri ka pasur tensione në qendrat e votimit. KQZ-ja ka hyrë në një mbledhje urgjente. Burime të “Kosovapress”-it mësojnë se OSBE është duke rekomanduar ndërprerjen e zgjedhjeve në veri. Për këtë arsye, sipas burimeve të “Kosovapress”-it, edhe është thirrur mbledhja urgjente e KQZ-së për të marrë një vendim lidhur me këtë.  Po këto burime, bëjnë të ditur se OSBE vetëm se ka filluar të largohet nga veriu.. Sapo kanë hyrë brenda në takim, anëtarët e KQZ-së kanë thirrur një pauzë duke mos lejuar ekipin e “Kosovapress”-it të jetë prezente në këtë takim urgjent.  Ndryshe, gjatë gjithë ditës janë raportuar parregullsi dhe probleme të natyrave të ndryshme nga veriu i Mitrovicës.