Kosova të martën nënshkruan MSA-në me Bashkimin Europian

456
Kryeministri z.Isa Mustafa nënshkruan të martën me 27 tetor Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të Kosovës me Unionin Evropian. Është ky momenti kyç i cili krejtësisht ndryshon historikun e deritanishëm të përpjekjeve të vendit drejtë integrimit evropian. Sikurse edhe ishte rast me vendet të cilat më parë e nënshkruan këtë marrëveshje, kjo është një kornizë e mekanizmave të cilat më parë Parlamenti Evropian i kishte definuar si të drejta dhe obligime të ndërsjella të një shteti dhe Unionit Evropian. Nënshkrimi i MSA-së mori dritën e gjelbërt me aprovimin në Këshillin e Evropës. Raporti i Kosovës me Unionin Evropian është shumë i veçantë për shkak të rrethanave politike në Kosovë dhe prezencës voluminoze të strukturave të unionit në Kosovë. Përndryshe, Komisioni Evropian qysh më 2012, kishte hartuar studimin e fizibilitetit lidhur me Kosovën, dhe kishte rekomanduar për qëndrimin e negociatave me Kosovën me një fokus të veçantë në fusha si: sundimi i ligjit, rregullimi i administratës publike, mbrojtja e pakicave dhe tregtia.
Sigal