Kosova dhe Serbia nënshkruajnë 4 marrëveshje

424
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar katër marrëveshje të rëndësishme. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar se Serbia dhe Kosova sapo kanë nënshkruar marrëveshjen pako, e cila përfshinë edhe marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
“Marrëveshja është arritur. Ju konfirmoj se çdo marrëveshje është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Thaçi në bisedë telefonike për Klan kosovën. Edhe shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Frederika Mogherini ka njoftuar që janë nënshkruar katër marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në një postim në twiter, Mogehrini ka thënë që këto marrëveshje janë arritur të nënshkruhen pas një dite të gjatë bisedimesh mes palës kosovare dhe asaj serbe.Për nënshkrimin e katër marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, raportojnë edhe mediat serbe duke cituar kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç. Ai ka thënë se ka nënshkruar marrëveshjen për komunat serbe, energjinë, telekomunikacionin dhe urën mbi Lumin Ibër.
Sigal