Autoritetet verikoreane kanë paralajmëruar për mot ekstrem, teksa i ftohti po përfshin Gashishullin Korean.
Temperaturat pritet të ulen nën -30 gradë Celsius në rajonet veriore, njëherësh zonat më të varfra të shtetit, ka transmetuar radioja shtetërore.
Zonat bregdetare pritet të përballen me erëra të fuqishme.
Edhe Koreja Jugore, gjithashtu, ka lëshuar paralajmërim të ngjashëm, derisa në veri të Kinës temperaturat kanë rënë në nivel rekord.
Japonia pritet të përballet me situatë të ngjashme në ditët në vijim.
Kriza ushqimore në Korenë Veriore besohet se është më e rënda prej viteve 1990.
Më 2019, Kombet e Bashkuara kanë thënë se deri në 10 milionë verikoreanë “kanë nevojë urgjente për ushqim”, pas raportimeve se shumë njerëz janë duke mbijetuar me vetëm 300 gramë ushqim në ditë.
Më 2020, Koreja Veriore është goditur nga pesë tajfunë të fuqishëm, të cilët kanë shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa, rrugë, fabrika dhe sistemet ujore.
Shkencëtarët besojnë se moti ekstrem është duke u bërë më i shpeshtë për shkak të ndryshimeve klimatike./REL