Konservatorët e Merkelit emërojnë Schäuble si kryetarin e Bundestagut

500
Blloku i konservatorëve i kancelares gjermane, Angela Merkel pritet të emërojë sot ministrin e Financave në ikje, Wolfgang Schaeuble, si kryetarin e ri të paralamentit të vendit.
Kristiandemokratët e Merkelit (CDU) dhe aleatët e tyre bavarez, Unioni Kristiansocial (CSU), po kërkojnë të formojnë një qeveri të re me dy parti më të vogla, pas dobësimit të tyre, por fitimtarë në zgjedhjet e muajit të kaluar.
Schaeuble, deputeti më i vjetër në Bundestag, në moshën 75-vjeçare, pritet t’i dorëzojë Ministrinë e Financave mbështetësve të biznesit, Demokratëve të Lirë (FDP) si një nga partnerët që aspirojnë të bëjnë koalicion me Merkelin dhe të vlerësuar si një palë e sigurt për të menaxhuar një situatë politike parlamentare të ndryshuar.
Për herë të parë, partia e krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) fitoi më shumë se 90 vende në Bundestag , që do të thotë se mandati i katërt qeverisës i Merkelit do të përballet me kundërshtime të ashpra nga të dyja skajet e spektrit politik.
Si grupi më i fortë politik në parlament, konservatorët e Merkelit kanë privilegjin të emërojnë kryetarin e Bundestagut.
Sigal