Konfiskohet sasia më e madhe e kokainës në histori

471
Sigal

Autoritet kolumbiane kanë konfiskuar më shumë se 6 tonë kokainë të pastër në qytetin e Barranquillës. Nëse do të hidhej në treg ngarkesa do të kapte vlerën 200 milionë eurove. Dyshohet se 6 tonët e kokainës kishin si destinacion përfundimtar Spanjën, një prej tregjeve më të mëdha të konsumit të kokainës në botë. Ajo ishte paketuar e fshehur me kujdes në formën e një ngarkese metali për skrap.
Droga u zbulua të premten, por nuk e bëmë të ditur sepse disa nga trafikantët ishin ende në kërkim. Sasia e kapur i përket bandës Urabenos”,- ka deklaruar Ministri kolumbian i Mbrojtjes, Luis Carlos Villegas.
Ministri gjithashtu ka shtuar se autoritetet kolumbiane kanë sekuestruar gjatë këtij viti 103 tonë kokainë, ndërsa një vit më parë u regjistrua një sasi rekord prej 378.3 tonë kokaine të sekuestruar.