Komuna e Prishtinës nis çerdhen e re, hap 91 vende pune

493
Komuna e Prishtinës ka hapur konkurs për pranimin e 91 punëtorëve që do të angazhohen për ndërtimin e çerdhes së re në Lagjen Arbëria. Ky projekt po realizohet në kuadër të zotimit të ekzekutivit të Komunës së Prishtinës “Çerdhe e përballueshme në çdo lagje të Prishtinës”, gjatë muajit gusht fillon ndërtimi i çerdhes ne lagjen Arbëria III. Kjo çerdhe siç njofton Komuna e Prishtinës, do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 594.6m2, ndërkaq numri i fëmijëve që do të pranohen do të jetë nga 130 deri në150 fëmijë”, thuhet në njoftimin e komunës.
“Numri i punëtorëve qe do te angazhohen ne realizimin e këtij projekti është 141 prej tyre 91 punëtorë përzgjidhen nga enti i punësimit. Tashmë është hapur konkursi për pranimin për 91 vende e lira te punës. Në këtë mënyrë, po i jepet një kontribut modest zbutjes së papunësisë në komunën tonë”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës. Komuna njofton tutje se shuma e mjeteve që do te investohet në çerdhe është deri 440,000 e uro. Ky projekt realizohet në bashkëfinancim me IOM, përmes projektit “Kosova e Bukur”. Nga 440,000 euro sa do të investohen, Komuna e Prishtinës investon 210.000 euro, ndërsa Bashkimi Evropian investon 230.000 euro.
Sigal