Komisioni Europian shpall kufizimet për festat e fundvitit

237
Sigal

Komisioni Evropian do të publikojë të mërkurën udhëzimet e fundit, me qëllim harmonizimin e masave mes vendeve dhe evitimit të valës së tretë të pandemisë.

Në strategjinë e titulluar “Qëndroni të sigurt”, ka rekomandime për qeveritë se si duhet menaxhuar festa e Krishtlindjes dhe e ndërrimit të viteve, në një situatë aspak të zakontë.

Në përgjigje edhe të shqetësimit të ngritur nga krerët e qeverisë italiane, gjermane dhe franceze sa u përket funksionit të resorteve të skive, sipas Brukselit pushimet dimërore përfaqësojnë rrezik dhe mund të transformohen në burimin e një vale të tretë të virusit.

Komisioni do të kërkojë forcimin e masave kufizuese për të evituar tubimet në ambiente të mbyllura dhe bashkimet familjare në grupe të mëdha. BE rekomandon ndalimin e eventeve me shumë njerëz dhe kufizimin e numrit të personave në një vend dhe përdorimin e detyrueshëm të maskës.

Komisioni do të kërkojë vendosjen e shtetrrethimit gjatë natës, për të evituar festimet në orët e vona ndërsa për ceremonitë fetare mund të kërkohet të anulohen ose të mbahen online.

Ndërkohë që vazhdojnë të bëjnë thirrje që të shmangen udhëtimet turistike. Rekomandimet e BE, vijnë edhe pas festimeve të fundit të Festës së Falënderimeve në SHBA, ku qytetarët pavarësisht paralajmërimeve të shumta nga institucionet vendase nuk ruajtën masat.