Komisioneri i BE Johanes Hahn sërish në shkurt në Maqedoni

417
Komisioneri i BE-së për zgjerim dhe fqinjësi, Johanes Hahn pritet të vizitojë për herë të dytë brenda një viti Maqedoninë. Mësohet se ai do të shkojë në Shkup nga mesi i muajit të ardhshëm. Nga KE-ja konfirmojnë se Han do të mbërrijë në Maqedoni nga mesi i shkurtit, duke marrë parasysh atë që në fillim të muajit të ardhshëm ka orar të ngjeshur të vizitave të vendit nga resori i tij i dytë “politikë fqinje”.
Sigal

“Ne i përshëndesim shumë hapat e parë të ndërmarra nga ana e opozitës të mbesin të përkushtuar. Përpjekje serioze, gjithashtu, shpejtë duhet të bëhen nga ana e partive qeveritare për listën zgjedhore, Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe reformat në media. Bashkëpunimi konstruktiv i të gjitha palëve është rruga e vetme për përparim dhe që të sigurohen zgjedhje korrekte dhe demokratike. Puna tani duhet të përshpejtohet. Unë do të kthehem në Shkup kah mesi i shkurtit ta shqyrtoj përparimin në përgatitjet për zgjedhjet, së bashku me Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dhe Bashkësinë ndërkombëtare”, porositi Han në kumtesën e shkruar të dërguar mbrëmë.

Pikërisht për fjalinë e fundit të kumtesës të eurokomisarit për negociata për zgjerim se gjatë vizitës së tij në Maqedoni do ta shqyrtojë përparimin “së bashku me Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe bashkësinë ndërkombëtare”, nga Brukseli zyrtar konfirmojnë se mund të thotë se është e mundur që ai aspak të mos takohet me ndonjërin nga katër liderët politik, Nikolla Gruevski, Ali Ahmeti, Zoran Zaev dhe Menduh Thaçi, që nuk ishte rast në periudhën e fundit nga mandati i tij gati dyvjeçar i pozitës në të cilën e trashëgoi çekun Shtefan Fyle kur e vizitonte Maqedoninë.

“Po, është e mundur Han të mos takohet me asnjërin nga liderët, konfirmojnë nga Komisioni Evropian.
Duke marrë parasysh atë që vizita e ardhshme e Hanit paralajmërohet se do të jetë teknike, që të shihet se deri ku janë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 24 prill, përveç me KSHZ-në, eurokomisoneri austriak pritet të takohet edhe me përfaqësuesit e OSBE/ODIHR, por edhe me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe institucioneve të tjera publike lidhur me organizimin e zgjedhjeve.
Paraprakisht, komisari Han e përshëndeti edhe mbajtjen zyrtare të zgjedhjeve për më 24 prill, që është sipas marrëveshjes së Përzhinos në të cilin përveç VMRO-DPMNE-së, LSDM-së BDI-së dhe PDSH-së ku pikërisht eurokomisoneri për negociata për zgjerim ishte garantues dhe për atë ai insiston e njëjta kjo marrëveshje që e tërhoqi Republikën e Maqedonisë nga kriza politika, të zbatohet deri në fund.
Mbrëmë disa nga mediat lajmëruan se Han do ta vizitojë Maqedoninë më 2 shkurt, ashtu siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, publikimi i interpretuar gabimisht në rrjetin social “Twitter” ka shkaktuar të kuptohet gjatë ditës së djeshme se eurokomisoneri për negociata për zgjerim do të vijë në Shkup në ditën e dytë të muajit të ardhshëm. Por, nga Komisioni Evropian konfirmojnë se ajo nuk do të jetë rast dhe se vizita e Hanit në Maqedoni do të ndodh diku kah mesi i muajit shkurt, shkruan t.sot.

“Postimi i një lajmi në “Twitter”, është i kufizuar me 140 shkronja dhe për atë numri “2” vendoset në vend të “to” që në anglisht do të thotë “po” dhe numri “4” në vend të “for” (“për” në maqedonisht) me qëllim që të kursehet vend. Për atë, porosia e komisarit Han duhet të kuptohet se ai vjen në shkurt PO (“2”, “to”) e përshpejtoi procesin e përgatitjes së zgjedhjeve. Jemi të befasuar nga analfabetizmi teknologjik të disa mediave dhe gazetarëve në vendin tuaj”, ka komentuar befasisht një burim nga Eurokomisioni për MIA-n, duke insistuar anonimitet.