Kolumbi, shtatë të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak

661
Shtatë persona humbën jetën sot dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një helikopter ushtarak është rrëzuar në një zonë rurale në veri-perëndim të Kolumbisë, njoftoi ushtria në një deklaratë.
“Për fat të keq, shtatë persona që ndodheshin në bord kanë vdekur, por po vijojmë operacionet e kërkimit për gjetjen e tre personave të tjerë”, njoftoi ushtria, pa dhënë detaje për shkaqet e rrëzimit.
Sigal