Kjo vajzë ka kaluar 5 vite të jetës për tu bërë si gjirafë

279
Një 30-vjeçare, e fiksuar pas gjirafës ka kaluar 5 vite të jetës për të realizuar ëndrrën e saj që të ketë qafë të gjatë. Sydney Smith, e cila e quan veten ‘gruaja gjirafë’ ka përdorur një qafore metalike për të zgjatur qafën.
E frymëzuar nga njerëzit në Azinë Jug-Lindore, të cilët njihen për qafën e gjatë, Sydney ka porositur një set me 15 unaza, që peshonin rreth 2kg për të ulur klavikulat më poshtë. Ajo i dha fund kësaj torture, kur kuptoi se jeta e saj po sundohej nga ajo qafore.