Kishte ndaluar në semafor, prostituta grabit futbollistin e PSG-së

138
Sigal

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Francë ku një futbollist i PSG-së ka rënë pre e një grabitje në semafor.

Sipas ‘”Le Parisien’”, futbollisti emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka ndaluar në semafor pasi ka dalë e kuqja. Në këtë moment një prostitutë ka hapur derën duke i marrë sendet personale dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar para në këmbim.

E gjitha kjo i ka kushtuar futbollistit 200 euro për të rimarrë sendet mbrapsht. Futbollisti ka lajmëruar menjëherë policinë e cila ka nisur hetimet mbi këtë ngjarje të rrallë.