Kishte alergji qumështin, 13-vjeçari humb jetën, pasi shoku i klasës i hodhi një copë djathi

494
Sigal

Një 13-vjeçar, i cili vuante nga një alergji e rëndë ndaj qumështit, humbi jetën pasi shoku i klasës i futi një copë djathi në qafë.

Ngjarja ka ndodhur në Greenford, në perëndim të Londrës, ku Karanbir Singh Cheema, i cili ishte gjithashtu alergjik edhe ndaj glutenit, vezëve dhe arrave, pësoi një krizë.

Ai u dërgua menjëherë në spital, ku pas 10 ditësh në gjendje kome, humbi jetën.

Shoku i klasës i cili i hodhi djathin, i kërkoi ndjesë prindërve të djaloshit, ndërsa tha se ai e dinte që 13-vjeçari vuante nga alergjia ndaj qumështit, por nuk e dinte që djathi ishte nënprodukt i qumështit. “Më vjen shumë keq, unë nuk doja ta lëndoja”, ka thënë ai.

karen