Kirgizia miraton projektligj kundër homoseksualëve

456
Ligjvënësit në Kirgizi me shumicë dërmuese kanë votuar në favor të një projektligji i cili do ta kriminalizojë të ashtuquajturën propagandën homoseksuale. Projektligji morri 90 vota për dhe 2 kundër dhe do të sillet në votim të dytë për miratim dhe më pas do t’i dërgohet presidentit për ta dekretuar.
Në tekstin e projektligjit bëhet thirrje që “propaganda jotrandicionale e marrëdhënieve seksuale” të dënohet deri me 1 vit burgim dhe thuhet se gazetarët që do të “propagandojnë” për lidhjet homoseksule do të mbahen përgjegjës.
Ky projektligj është kritikuar nga grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ndërkaq organizata Human Rights Watch e ka quajtur “projektligj diskriminues për homoseksualët”. Në vitin 2013 edhe Rusia kishte miratuar një ligj të ngjajshëm kundër propagandës homoseksuale.
Sigal