Kirgizi: Rusia nuk mund t’i financoj dy projekte madhore

518
Presidenti i Kirgizisë, Almazbek Atambaev, thotë se Rusia nuk do të mundet t’i financoj dy projekte të hidrocentraleve në Kirgizi, për të cilat kontratat ishin nënshkruar më herët.
Kjo deklaratë e zotit Atambaev e thekson rënien e forcës ekonomike ruse për shkak të uljes së çmimeve të naftës dhe sanksioneve ekonomike perëndimore.
Vështirësit financiare po ndikojnë që edhe aleatët e afërt dhe fqinjët e Rusisë, të kthehen kah Kina dhe investitorët privatë për financime.
Atambaev tha se Kirgizia do të kërkoj partnerë të rinjë për dy projekte energjetike, që e kanë vlerën 3.2 miliardë dollarë.
“Ekonomia e Rusisë nuk është në rritje dhe trendi i çmimit të naftës është negativ”, tha ai në një konferencë për gazetarë, duke theksuar se për këtë çështje ka biseduar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij në Moskë, më herët këtë javë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka konfirmuar se ka “vështirësi” me financim, por tha se është e parakohshme të thuhet se Rusia po tërhiqet nga projektet.
Sigal