Kinë, makina hyn në mes të turmës, 11 të vdekur në Pekin

532
Sigal

Njëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur në Kinën Jugore, pasi një person që drejtonte një SUV u fut në një park të mbushur me njerëz, dje në mbrëmje, raportojne mediat kineze.

Tre vetë u shpallën të vdekur menjëherë në Henyang City, ku ndodhi aksidenti dhe drejtuesi Yang Zanyun, 54 vjeç, një banor i Hengdong County, u arrestua menjëherë.

‘’Yang besohet të ketë kryer me dashje aktin, pasi më pas sulmoi ata që kalonin pranë me një thikë dhe me një lopatë. Dyzet e katër persona u plagosën në total’’, sipas gazetës ”The Daily’s People”. Policia ka nisur hetimet, por mësohet se Yang Zanyun është një person me të shkuar kriminale, thanë burimet policore.