Kinë/ E reja bën 17 aborte në 6 vjet

471
Sigal

Një 27-vjeçare rrezikon të mos bëjë dot më fëmijë, pasi bëri 17 aborte në harkun kohor prej 6 vjetësh.

Doktorët thonë se e reja, e quajur Xiao Ju, mund të jetë tashmë sterile, pasi mitra e saj është dëmtuar tej mase për shkak të procedurave të shumta.

Zhao Cin, drejtuesja e Gjinekologjisë në Spitalin Shiyan të Kinës, tha se iu ishte lutur 27-vjeçares ta mbante fëmijën, pasi mund të ishte shansi i fundit që ajo kishte për të pasur një fëmijë.

Por e reja kishte insistuar që të kryente abort, duke mos i dhënë mundësi tjetër Zhaos dhe kolegëve të saj, të cilët kryen abortin e 17 tek pacientja në fjalë, në vetëm 6 vjet.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, Xiao Ju e bëri abortin e parë kur ishte 21-vjeçe, viti kur ishte lidhur me të dashurin aktual, me të cilin nuk përdorte masa mbrojtëse.

Që prej asaj kohe, mjekët thonë se ajo është shndërruar në një paciente të rregullt në Departamentin e Gjinekologjisë duke bërë mesatarisht 3 aborte në vit.

Mjekja Zhao e kuptoi gjendjen e rënduar të Xiao Ju, gjatë kohës që e ekzaminoi atë për herë të fundit.

Pavarësisht paralajmërimit të mjekëve se aborti i 17 rrezikonte që ta linte atë pa fëmijë gjatë gjithë jetës, ajo u tha se nuk kishte në plan të martohej dhe nuk kishte aftësinë për të rritur një fëmijë.