Kinë, arrestohet dhëndri që pagoi 200 njerëz të huaj, të shtiren si familjarë

517
Një dhëndër është arrestuar dy ditë më parë në Kinë pasi ka mashtruar bashkëshorten e tij dhe familjarët e saj duke paguar njerëz të huaj, që të shtiren si njerëzit dhe miqtë e tij.
Dhëndri i njohur me emrin Wang 37 vjeç, për dasmën e tij kishte mbledhur të ftuar fals të cilët i kishte paguar 80 Yuan (12 dollarë). Sipas BBC, familjarët e dhëndrit ishin shumë të varfër dhe për mos u turpëruar me ta 37-vjecari kishte blerë të ftuar.
Por plani i tij dështoi pasi që disa nga anëtaret e nuses kishin pyetur të ftuarit se nga e njihnin dhëndrin dhe të gjithë ata kishin vetëm një përgjigje: “Jemi thjeshtë, shokë!”.
Përgjigjet e tilla bënë që dhëndrit fatzi, t’i dështonte plani. Disa nga të ftuarit ishin student të gjimnazit disa të tjerë taksistë.
Pas hetimeve të bëra, shumica e tyre pranuan se kishin marrë para nga dhëndri për të marrë pjesë në dasmën e tij dhe për të aktruar si miqtë e tij, madje disa nga ata shfaqen edhe mesazhet në telefon, ku Xa Çan kishte bërë marrëveshje për çmimin.
Pas kësaj familjarët e nuses paditën dhëndrin, i cili ndodhet ende në paraburgim. 37-vjecari nëpërmjet avokatit të tij ka deklaruar se arrestimi i tij nuk përputhet me ndonjë ligj të përshtatshëm për ketë situatë.
Sigal