Kina, miliona dollarë për të mbrojtur dokumentet e lashta në Pallatin Potala

378
Sigal

Në 10 vjetët e ardhshëm, qeveria kineze do të investojë rreth 45 milionë dollarë amerikanë për të mbrojtur e përdorur dokumentet e lashta në Pallatin Potala në Rajonin Autonom të Xizang-ut. Në Pallat ruhen rreth 40 mijë dokumentet në gjuhë kineze, tibetiane, mançu, mongole, sanskrite etj, njofton CRI.

Pallati Potala u ndërtua në shekullin e 7-të nga mbreti tibetian Songtsa Gambo dhe u zgjerua në shekullin e 17-të. Pallati ka një sipërfaqe prej 41 hektarësh dhe gjendet mbi një mal në zemër të Lhasa-s.

Si një nga destinacionet më kryesore turistike në Kinë, në vitin 1994, Pallati Potala u përfshi në listën e trashëgimive botërore të UNESKO-s.