Këshilli i Evropës apel Maqedonisë: Mos i shkelni standardet e Konventës evropiane

461
Duke reaguar ndaj arritjes masive të migrantëve në Republikën e Maqedonisë, pas vendimit të Qeverisë që të shpallë gjendje krize në rajonin e kufirit jugor dhe verior të shtetit, kryetarja e Asamblesë parlamentre të Këshillit të Evropës, An Braser shprehi solidaritet me autoritetet e Maqedonisë, njëkohësisht duke e paralajmëruar Qeverinë për implikimet e mundshme të këtij vendimi në pikëpamje të standardeve të Këshillit të Evropës. “E ndaj shqetësimin e autoriteteve që tëpërballen me gjendjen deri më tani të paparë djhe serioze. Në të njejtën kohë, unë[ dëshiroj të theksoj se të gjitha masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve duhet të jenë në pajtim me standardet e Konventës evropiane për të drejta të njeriut. Këshilli i Evropës ka instrumente adekuate në mënyrë që të sigurohet mbështetja adekuate. 

Unë do ta kontaktoj delegacionin parlamentar të vendit që të informohem për rolin të cilin APKE mund ta ketë” thuhet në deklaratën e Braser, raporton Zhurnal. Kjo gjendje, theksoi ajo, edhe një herë konfirmon se fenomeni i migracionit dhe refugjatëve nuk është içka që mund të zgjidhet individualisht nga secili vend në veçanti, përkundrazi, kjo duhet të shqyrtohet nga perspektiva evropiane dhe globale, në të cilën të gjitha vendet e luajnë rolin e vet dhe ndërmarrin pjesë adekuate nga përgjegjësia. “Unë për këtë çështje do të bisedoj me kryetarët e delegacioneve nacionale të Kuvendit (APKE) në takimin tonë të ardhshëm gjatë sesionit në shtator në vitin 2015″, konkludoi kryetarja e APKE-së, An Braser.
Sigal