Kerry: Ka gjasa që Kina dhe Rusia lexojnë emailin tim

440
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka akuzuar Kinën dhe Rusinë për leximin e postës së tij elektronike.
“Ka shumë mundësi… Unë shkruaj email duke pasur parasysh edhe këtë mundësi”, ka thënë Kerry për CBS Evning News, kur u pyet nëse mendon se këto dy shtete lexojnë postën e tij elektronike.
“Ka gjasa që ndodhë një gjë e tillë… dhe unë e di se ata kanë sulmuar disa interesa amerikane në këto ditët e fundit”, ka thënë ai.
“Për fat të keq, ne jetojmë në një botë ku një numër i shteteve, përfshirë Kinën dhe Rusinë, vazhdimisht kanë qenë në të përfshirë në sulme kibernetike kundër interesave amerikane, kundër qeverisë amerikane. Ky është një shqetësim i madh”, tha Sekretari Kerry.
Sigal