Kërkonte vaksinën e Covidit për udhëtime, bojkotohet kompania ajrore australiane

302
Sigal

Një agjenci e udhëtimeve në Mbretërinë e Bashkuar ka njoftuar se do të bojkotojë kompaninë Australiane Qantas mbi politikën e saj “jo vaksina, jo fluturime”, duke thënë se udhëtarët duhet të kenë lirinë e zgjedhjes.

Javën e kaluar, CEO i Qantas, Alan Joyce njoftoi se linja ajrore do të zbatojë një politikë që ndalon këdo që nuk ka injektuar vaksinën COVID-19 të përdorë shërbimin e tij.

“Ne duam të ndryshojmë termat dhe kushtet tona për udhëtarët ndërkombëtarë, sipas të cilave do t’u kërkojmë njerëzve të bëjnë një vaksinim para se të mund të hipin në avion,” tha ai.

Kjo politikë është mbështetur që nga kryeministri Australian Scott Morrison, i cili tha se udhëtarët që nuk e marin vaksinën para se të futen në Australi do t’i nënshtroheshin karantinës dy javore.

Linja ajrore të tjera si Korean Air gjithashtu kanë sinjalizuar se do të kërkojnë vaksinim, ndërsa industria në përgjithësi duket se po shkon drejt një Pasaporte të përbashkët digjitale që do të sjellë detaje të statusit të vaksinimit.

Sidoqoftë, reagimi ka filluar tashmë, me një agjensi udhëtimesh në Mbretërinë e Bashkuar e cila ka njoftuar një bojkot ndaj Qantas mbi politikën e saj të vaksinave.

Tradewinds Travel postoi një deklaratë në faqen e tyre të internetit duke pohuar se “autonomia trupore në lidhje me ndërhyrjen mjekësore është një zgjedhje personale dhe jo diçka për t’u detyruar njerëzve nga bizneset”.

“Ne nuk jemi anti-vaksinë, por jemi pro-zgjedhjes. Ekziston një ndryshim i madh midis detyrimit dhe bërjes së një zgjedhjeje të lirë”, thotë deklarata.

“Asnjëherë më parë në historinë e aviacionit nuk ka pasur një kërkesë për të bërë një injeksion para se të hipet në aeroplan,” shton deklarata. “Nëse Australia si komb merr vendimin për të mos lejuar hyrjen e njerëzve pa vaksinim, kjo është brenda të drejtave të tyre, dhe njerëzit mund të bëjnë një zgjedhje të informuar nëse dëshirojnë të vizitojnë vendin. Por nuk i takon një kompanie ajrore ta zbatojë këtë mbi klientët. ”

Kompania tha se kishte marrë “shumë mbështetje” mbi qëndrimin e saj.

Në një zhvillim në lidhje me këtë, agjensia europiane Ryanair ka sinjalizuar se nuk do t’u kërkojë fluturuesve të marrin një vaksinë koronavirus para se ata të udhëtojnë.

Shefi ekzekutiv Eddie Wilson theksoi se detyrimi i një vaksine do të ishte i pakuptimtë pasi njerëzit mund të udhëtojnë midis vendeve të ndryshme të Europës me makinë ose tren.

“Me transport të shkurtër dhe lirinë e lëvizjes së njerëzve në Europë … Unë mendoj se do të shohim një peisazh krejtësisht të ndryshëm në pranverë dhe në fillim të verës, tha Wilson.

“Në Paris, nëse nuk do të zgjidhni asnjë vaksinim … në vend të kësaj do të merrni një tren,” shtoi ai.