Kërkohej nga Maqedonia për mashtrim, shtetasi turk arrestohet në Morinë

556
Arrestohet në pikën kufitare të Morinës në Kukës një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga ka rënë Deniz Gun, 37 vjeç, lindur në Turqi, dhe banues në Prishtinë.

“Më datë 30.04.2017, specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor me qëllim esktradimi të shtetasit turk.Ky shtetas u kap në hyrje të PKK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoj “shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, nga Organet e Drejtësisë Maqedonase” informon policia.

Sipas bluve, autoritetet gjyqësore maqedonase, me vendim nr.k.br.846/13, datë 20.01.2014, e kanë dënuar me 2 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Mashtrim ndaj detyrimeve të shtetit, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal Maqedonas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.
Sigal