Kërcënohet me thikë kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

63
Sigal

Trajneri i futbollit Afrim Tovërlani është arrestuar pasi ka kanosur me thikë kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti.

Në raportin e policisë lidhur me këtë incident thuhet se incidenti ka ndodhur në date 25.10.2021 rreth orës 17:50 në shtëpinë e Shpend Ahmetit.

Njoftimi i policisë:

“Më 25.10.2021 rreth orës 17:50 policia ka marrë informacionin se është raportuar një rast i kërcënimit në lagjen Nic në Çagllavicë, saktësisht në shtëpinë e kryetarit të komunës Shpend Ahmeti. Patrulla që shkoi në këtë lokacion i ka takuar katër burra, mes tyre edhe Afrim Tovërlanin”, thuhet në këtë raport.

Ishte vetë Afrim Tovërlani i cili e paraqiti rastin në polici.

Gjatë kontrollimit trajnerit Tovërlani i është gjetur një thikë e cila është konfiskuar, derisa i dyshuari ishte dërguar në stacionin policor në Graçanicë ku edhe i është bërë alkool-testi pas të cilit ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti nuk është deklaruar akoma rreth këtij rasti.

Trajnerit Afrim Tovërlani i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe është transportuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.