Këngëtarja e njohur akuzohet për evazion fiskal prej miliona eurosh

603
Shakira akuzohet për evasion fiscal. Këngëtarja e njohur kolumbiane akuzohet se nuk ka paguar detyrimet ndaj shtetit, duke arritur shumën e 10 milionë euro evazion fiscal.
Partnerja e futbollistit spanjoll akuzohet nga Tatimet për mashtrim mes viteve 2011-2014. Lajmi u bë i ditur nga gazeta “La Vanguardia” dhe ka të bëjë me vitet ku këngëtarja jetonte në Spanjë, ku nuk kishte akoma një shtëpi zyrtare.
Sipas inspektorëve të Fisco-s në atë periudhë Shakira kishte qëndruar në Barcelonë më shumë se 183 ditë në vit, ku sipas ligjit ishte detyruar të paguante taksat në vend.
Fitimet e këngëtares, vijnë praktikisht nga koncerte jashtë, por tatimet spanjolle theksojnë se taksat për atë periudhë, Shakira duhet t’i paguajë në Madrid.

Të dhënat e revistës “Forbes”, thonë se mes 2010 dhe 2015, Shakira ka fituar rreth 25 milionë euro në vit nga turet e saj muzikorë jashtë.
Tani fjala i kalon Prokurorisë. Akuza mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë yllit muzikor kolumbian, e cila rrezikon, përveç se një gjobë të kripur, edhe dy vjet burg.
Me 40-vjeçaren amerikano-latine, zgjerohet lista e “Vip”-ave që kanë përfunduar në shënjestër të Tatimeve spanjolle: në të shkuarën kanë qenë Leo Mesi, Kristiano Ronaldo, Hoze Mourinjo.
Sigal