Kazakistani bëhet zyrtarisht anëtar i OBT-së

509
Kazakistani zyrtarisht i është bashkangjitur Organizatës Botërore Tregtare. Këshilli gjeneral i OBT-së aprovoi sot anëtarësinë e Kazakistanit, duke finalizuar negociata që zgjatën pothuajse 20 vjet. Presidenti kazak Nursultan Nazarbaev ishte i pranishëm në evenimentin formal për pranim, në ndërtesën qendrore të OBT-së në Gjenevë. Kazakistani ka pranuar të ulë tarifat e importit dhe të marrë hap ate tjerë për të tërhequr investitorët e huaj. Megjithatë, industria e brendshme e Kazakistanit dhe produktet agrikulturore mbesin në nivel të dobët, sepse shteti më së shumti varet nga nafta. Ekspertët thonë se firmat e brendshme mund të kenë humbje kur tregu të mbushet me produkte të huaja, kur regullat e OBT-së fillojnë të implementohen. Kazakistani është shteti i 162-të që bëhet anëtar i OBT-së.
Sigal