Kathimerini” zbulon paketën e Cipras për daljen e Greqisë nga kriza

387
E përditshmja greke”Kathimerini”, ka zbuluar paketën e re të kryeministrit Alexis Tsipras për daljen nga kriza të Greqisë. Sipas saj, kjo paketë e re reformash, me vlerë 12 miliardë euro, do të zbatohet brenda dy vitesh.
“Kathimerini” publikon se paketa e re e Tsiprasit parashikon rritje të taksave mbi kompanitë, në transport, hoteleri etj. Kjo paketë do të prekë edhe disa sektorë të shëndetësisë.
Greqia ka kohë deri në fund të ditës së enjte për të paraqitur propozime të reja për të siguruar këstin e tretë të ndihmave nga kreditorët dhe të parandalojë një dalje të mundshme nga Eurozona.
Propozimet e reja do të studiohen nga ministrat e Financave të Eurozonës ditën e shtunë dhe një qëndrim zyrtar do të dalë të dielën nga samiti i BE-së.  Qeveria greke ka zgjatur ndërkohë mbylljen e bankave dhe ka çuar në 60 euro kufirin ditor të tërheqjes së parave nga bankomatet deri të hënën.
Sigal