Katër të arrestuar në Holandë nën dyshimet për terrorizëm

492
Policia në Holandë ka arrestuar katër persona, përfshirë një shtetas zviceran, të dyshuar për përfshirje në aktivitete të lidhura me terrorizmin. Kështu deklaroi të martën përmes një deklarate Zyra e Prokurorit Publik.
Policia holandeze ka bastistur tri shtëpi dhe ka konfiskuar të dhëna, por nuk ka gjetur armë apo eksplozivë, thuhet në deklaratë.
Të dyshuarit mbeten në paraburgim deri në daljen para gjykatës, raporton rel.

Holanda deri më tani nuk ka përjetuar sulme terroriste, si disa fqinj të afërt të saj në Evropë.
Këtë muaj, policia atje ka qëlluar dhe plagosur një person të armatosur me thikë në Aeroportin Shipol, por autoritetet kanë thënë se incidenti nuk ka qenë i lidhur me terrorizëm.
Sigal