Katër pacientë me koronavirus lënë sot spitalin në Kosovë. Rëndë një i sëmurë me dializë

261
Sigal

Lajme të mira vijnë nga Kosova, ku katër pacientë pritet të lënë sot spitalin Infektiv.

Lajmi është bërë i ditur nga mjeku Valbon Krasniqi. Ndërkohë mësohet se një 77-vjeçar ndodhet ende në gjendje të rendë.

Infektologu pohoi se bëhet fjale për një të moshuar, i cili përveç sëmundjes së koronavirusit, është edhe në dializë.

Duke qenë se edhe shifrat po tregojnë se ka rënie të numrit të të infektuarve, Krasniqi tha se edhe pranimet në Klinikën Infektive gjatë kësaj jave kanë qenë të pakta.

“Mund të them se gjatë këtyre ditëve kemi pasur rënie të pacientëve te shtruar në klinikë, gjatë ditës së djeshme kemi pasur vetëm dy pranime”.