Karvani me emigrantë, qyteti kufitar i Meksikës në protestë

471
Sigal

Qindra banorë kanë mbushur rrugët e qytetit kufitar meksikan, në shenjë proteste për ardhjen e mijëra emigrantëve që përpiqen të hyjnë në SHBA.

Ata u kërkuan emigrantëve të largoheshin nga Tijuana, në jug të Kalifornisë.

Emigrantët janë pjesë e një karvani të madh nga Amerika Qendrore të cilët kanë udhëtuar përmes Meksikës në SHBA, ku duan të kërkojnë azil.

Në përgjigje të ardhjes së tyre, SHBA dhe Meksika instaluan siguri më të madhe në vendkalimin kufitar.

Kryebashkiaku i Tijuana, Juan Manuel Gastelum tha të premten se priste që numri i emigrantëve që vijnë në qytet në javët e ardhshme të arrinte në 10.000, duke paralajmëruar se qyteti nuk ishte i përgatitur për të përballuar këtë sasi të madhe njerëzish.

Autoritetet kanë kërkuar ndihmë nga qeveria për strehimin e emigrantëve.