Kapet sasia rekord e drogës në Australi, autori i dyshuar rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm

85
Sigal

Policia australiane ka konfiskuar ditën e sotme sasinë rekord të kokainës të kapur ndonjëherë në këtë shtet.

Vlera e drogës në treg kap shifrën e 140 milionë dollarëve australianë. Në lidhje me sasinë rekord të drogës u arrestua 1 person nga Malajzia.

Ngarkesa e ndarë në pako prej 450 kilogramësh u gjet në një kontenier mallrash me tjegulla që vinte nga Malajzia me destinacion Melburnin.

Autoritetet ligjzbatuese australiane nuk e publikuan emrin e personit të arrestuar për arsye hetimore.

I ndaluari rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm në lidhje me sasinë e madhe të drogës së kapur, shkruan Reuters.

Krissy Barrett nga Policia Federale e Australisë tha se forcat e rendit po bashkëpunojnë me Policinë Mbretërore të Malajzisë. “Ne vazhdojmë të punojmë së bashku për identifikimin dhe pengimin e grupeve të krimit të organizuar ndërkombëtar që synojnë t’i dëmtojnë të dyja vendet tona dhe të sigurojnë përfitime milionëshe nga aktiviteti kriminal”, tha përmes një deklarate zonja Barrett.

Duke u mbështetur në të dhënat se për çdo dy kilogramë heroinë të konsumuar në Australi vdes një person, policia vlerësoi se konfiskimi i drogës së gjetur ua ka shpëtuar jetën jo më pak se 225 personave.