Kapet 108 milionë euro kokainë në Maltë/ Droga u gjet brenda 26 kutive me banane

186
Sigal

Gjatë ditës së djeshme, një sasi prej 808 kg kokainë është kapur në portin e Maltës.

Sasia e kapur arrinte arrinte vlerën e 108 milionë euro po të hidhej në treg.

Droga ishte nisur nga porti i Turbos në Kolumbi dhe kishte si destinacion Turqinë. Sasia e drogës e cila ishte secila me paketim 1 kilogramësh ishte fshehur në një ngarkesë frigoriferike prej 1200 kutish bananesh.

Punonjësit e doganës, së bashku me pjesëtarët e skuadrës së policisë së Maltës për drogën, të cilët u thirrën në vendngjarje, hapën kontenierin dhe filluan të inspektojnë fizikisht të gjitha kutitë dhe më pas ngritën 800 pako me një substancë të bardhë të fshehura në 26 kuti, të cilat dhanë një tregues pozitiv për kokainë me pastërti të lartë.

Pakot mbanin një peshë neto prej 1 kg secila dhe ishin të fshehura brenda kutive me fruta.