Kapet 100 kilogramë kokainë në portin e Patras në Greqi

290
Sigal

Një sasi e madhe kōkaine është sekuestruar në portin e Patras, në Greqi.

Mësohet se janë kapur rreth 100 kilogramë kōkainë të cilat ishin brenda një kamioni i cili u pikas nga kontrolli i Rojeve Bregdetare.

Drōga, e cila ishte fshehur brenda kabinës së kamionit, u zbulua pas kontrollit me qen i stërvitur posaçërisht ndërsa u arrestua shoferi i kamionit, një 63-vjeçar.

Kjo është sasia më e madhe e drōgave që Garda Bregdetare ka kapur ndonjëherë në një port Grek.

Sipas autoriteteve greke drōga ishte e destinuar për tregun evropian dhe vlera e saj varion nga tre milion deri në pesë milion euro.

Policia greke ende nuk ka njoftuar detaje të tjera në lidhje me këtë sasi rekord kōkaine në shtetin fqinj ndërsa nuk ka treguar vendin se nga vinte kjo sasi e madhe e kokainës