Kapen ne Brindizi 5 milonë euro drogë, kishte në pranga 31-vjeçari Shqiptar

286
Sigal

Një 31-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane në qytetin e Brindizit.

Atij i janë sekuestruar 546 kg marijuanë dhe 17 kg hashash të cilat sipas mediave italiane i kishte transportuar nga Shqipëria me një skaf 6 metra të gjatë.

Operacioni është ekzekutuar nga reparti ajro detar i Guardia di Finanza e Barit dhe nga reparti operativ detar i Rojes bregdetare të Brindizit.

Droga ishte fshehur nën dyshemenë e skafit e paketuar në pako me pesha të ndryshme.

Vlera e drogës përllogaritej në 5 milonë euro.