Kapen mbi 3 ton kokainë brenda kontenjerit në Kalabri, arrestohet shoferi i kamionit

208
Sigal

Autoritetet financiare të Guadia di Finanza kanë kapur në portin Gioia Tauro të Kalabrisë, mbi 3 ton kokainë e cilësisë mjaft të pastër.

Droga u kap pas një aktiviteti kompleks të analizës së riskut, kryer nga Autoritetet doganore të portit e Guardia di Finanza kalabreze e përmes skenareve të sofistikuar që vunë nën kontroll rreth 3000 kontejner të ardhur nga Amerika e Jugut.

Kokaina u gjet gjatë dy operacioneve të ndryshme brenda portit.

Autoritetet italiane mundën të  zbulojnë 2.272,515 kilogramë  kokainë fshehur në 3 kontejner që transportonin banane, kikirina e piper.

Ndërsa 855,690 kilogramë të tjera u gjetën gjatë kontrollit në automjetet në dalje të portit. Shoferi i një kamioni që transportonte soba elektrike kreu një manovër të dyshimtë që çoi në kontrollin më të detajuar nga ana e autoriteteve doganore e të financës.