Kapen dy shqiptarë me kokainë në Itali/ Si e pikasi karabinieri makinën në parking kur dy të rinjtë po…

113
Sigal

Policia italiane ka ndaluar dy shqiptarë pasi janë kapur me drogë. Ata u zbuluan kur u pikasën nga një karabinier në një parking në Pezaro. Efektivi i policisë iu kërkoi dokumentet dhe ata u shfaqën tejet nervozë duke bërë që karabinieri të dyshonte ndaj tyre.

Njërit prej dy të rinjve u gjet brenda makinës një sasi e caktuar lëndë narkotike e llojit kokainë.  Sipas policisë italiane, i riu nuk kishte lidhje me trafikun e drogës. Gjithashtu atyre iu janë gjetur edhe një sasi e caktuar parash cash në monedhën euro, shkruajnë mediat italiane. 

Pas kontrollit në makinën e dy të rinjve, policia vendosi të kontrollojë shtëpinë e njërit prej tyre, 25-vjeçarit. Gjatë kontrollit, policët sekuestruan edhe 9 gramë kokainë. Pas kontrollit ai është vendosur në pranga. Prokuroria kërkoi një vit e dy muaj burg, por gjykatësi hodhi poshtë kërkesën.