Kapen 84 kg kanabis në Mal të Zi/ Trafikanti i shpëton policisë e rikthehet në Shqipëri

418
Sigal

Policia malazeze ka bllokuar ditën e sotme në qytetin e Tuzit 84 kg kanabis.

Lënda narkotike, e ndarë në 97 pako, dyshohet se është transportuar nga Shqipëria përmes liqenit të Shkodrës, ndërsa autori ende nuk është arrestuar.

Sipas policisë autori është kthyer duke u fshehur në Shqipëri, pasi trafikoi kanabisin në Mal të Zi, shkruan gazeta malazeze “Vijesti”.

Policia malazeze në bashkëpunim me palën shqiptare kanë nisur hetimet për kapjen e trafikantit.

Image