Kapen 6 kv kanabis me vlerë 6 milionë euro në brigjet e Barit: Arrestohen dy skafistë shqiptarë

500
Gyardia di Finanza në Bari ka zbuluar në ujërat ndërkombëtare, një barkë të dyshimtë që po i drejtohej bregdetit të Pulias. Pasi barka është arritur në mes të rrugës nga njesitë detare, në bordin e saj janë parë dy persona që deklaruan se kishin disa ditë në det, sepse iu ishte prishur motorri.

Megjithatë, në afërsi të varkës, u gjetën të lidhura varg, 21 pako të mbështjella mirë që përmbanin 590.95 kg marihuanë. Droga ishte hedhur në det nga skafistët sapo ata kishin vërejtur ardhjen e Guardia di Finanza.

Nëse droga do të ishte hedhur në treg, organizata kriminale do të kishte fituar prej saj 6 milionë euro!

Varka e tyre ishte 10 m e gjatë me dy motorë të fuqishëm; ajo u nxor në breg dhe u konfiskua. Të dy personat, H.R. 35 vjeç dhe D.B. 26 vjeç, ishin shqiptarë. Ata u arrestuan për trafik ndërkombëtar droge me vendim të Gjykatës së Barit.

Që nga fillimi i vitit 2017 janë transportuar rreth 12 tonelata marihuanë nëpërmjet detit dhe sekuestruar nga Guardia di Finanza në Pulia.

Hetimet janë në vazhdim në bashkëpunim me autoritetet policore shqiptae dhe Ministrinë italiane të Punëve të Brendshme.
Sigal