Kapen 400 kg kokainë në ngarkesën me banane në Malin e Zi

143
Sigal

Punëtorët kanë gjetur një substancë të dyshimtë në një ngarkesë me banane në magazinën e Volijas dhe dyshohet se është kokainë, kanë konfirmuar disa burime nga Drejtoria e Policisë për mediat malazeze.

Sipas “Vijesti”, u gjetën rreth 400 kilogramë lëndë e dyshuar si kokainë. Njëri nga punëtorët ka shpjeguar se policia është thirrur nga vetë kompania, për të cilën ka nisur hetimi.

Policia do të hetojë nëse bëhet fjalë për kokainë dhe nëse po, si ka përfunduar në magazinë. Foto ku shihet kokaina në banane po qarkullojnë ne mediat malazeze.