Kampet e refugjatëve në Shqipëri ‘fake news’? Mediat gjermane, franceze dhe italiane mbushen me artikuj: Refugjatët e Britanisë do vijnë…

184
Sigal

Mediat e kontinentit po raportojnë masivisht se në Shqipëri, mund të ngrihet një qendër pritje për refugjatët që kapen duke hyrë në Britaninë e Madhe.

Gazeta italiane, “La Stampa” shkruan se: “Negociatat janë në rrugë e sipër mes Londrës dhe Tiranës për të ngritur një qendër pritje ku do të vendosen të gjithë ata që kanë hyrë në Angli të paftuar.

Identifikimi, transferimi, së bashku me kontributet që do i jepen Shqipërisë pritet të kushtojë 100 mijë sterlina për refugjat”.

Kurse rrjeti televiziv gjerman “N-TV”, raporton: “Londra po planifikon të dërgojë refugjatët jashtë vendit gjatë periudhës së procedurës së azilit. Ministria e Drejtësisë i ka konfirmuar këto plane. Shqipëria është vendi i shënjestruar”.

Ndërsa televizioni francez “News-24” raporton: “Qeveria e Boris Johnson thuhet se është në bisedime me Shqipërinë për një plan kontrovers për të dërguar refugjatët që kapen duke kaluar Kanalin në vendin e Europës lindore”.

Qeveria shqiptare i ka mohuar këto lajme, edhe pse ato po rishfaqen sërish në mediat më të mëdha evropiane.