Kalifornia kthehet në ‘Ferr’/ Zjarret e fuqishme evakuojnë 200 mijë njerëz

429
Sigal

Një zjarr i madh shpërtheu të hënën në ultësirat mbi Los Angeles, duke dërguar të gjithë banorët në pjesën perëndimore të qytetit.

Zjarri ka djegur shtëpitë e tyre në mes të natës, duke përfshirë edhe shtëpinë e ish-guvernatorin dhe yllin e filmit aksion Schwarzenegger, raporton FoxNews.

Flakët e përhapura fuqishëm në të gjithë Golden State, bëri që 200,000 persona të evakuoheshin dhe mbi 2 milion të liheshin pa energji.

Zjarri, i njohur si Getty Fire, shpërtheu të hënën para agimit, në anën perëndimore të Pass Pass, ku Interstate 405 kalon nëpër malet Santa Monica dhe iu afrua shpateve në lagjet e pasura, duke kërcënuar mijëra shtëpi.

Që nga 1 p.m, zjarri kishte djegur deri në 500 hektarë, duke kërcënuar 10,000 struktura, që përfshijnë vendbanime dhe biznese, sipas Departamentit të Zjarrit në Los Angeles.