Kalifornia ka shpallur gjendjen e emergjencës/ Vendi përfshihet nga zjarre të egra, evakuohen 8 mijë banorë

312
Sigal

Bota duket se nuk do të gjejë qetësi edhe  për shumë kohë. Teksa kanë kaluar mbi 7 muaj që koronavirusi po vret ditë pas dite me mijëra njerëz në mbarë globin. Ndërkohë gjatë këtyre  ditëve të nxehta gushti Kalifornia  ka shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të të nxehtit rekord dhe zjarreve të shumta që po shkatërrojnë këtë shtet amerikan.

“Po vendosim në aksion të gjitha burimet e mundshme për të garantuar siguri për komunitetet në zonat e zjarrit në këto kushte ekstreme klimatike.”- ka thënë guvernatori Gavin Newsom.

Mësohet se mijëra zjarrfikës janë angazhuar në shuarjen dhe mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit, ndërsa pamjet e publikuara në mediat e huaja shfaqin skena të frikshme në Tokë.

Deri më tani flakët kanë shkrumbuar deri në 20 kilometra katrorë brenda një dite. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të rrezikuar që të marrin shumë seriozisht këtë emergjencë. Të dielën e kaluar Kalifornia regjistroi temperaturë jashtë normales teksa termometri shënoi 54.4 gradë celsius në vendin e quajtur “Lugina e Vdekjes”.

Ndërkohë mësohet se janë evakuuar 8 mijë banorë pasi gjendja është e vështirë, ndërsa të paktën 50 shtëpi janë shkatërruar totalisht.