Junker: Sot rrezikohet Shengeni, nesër rrezikohet euro

438
Presidenti i Komisionit Europiane, Jean Claude Juncker ka dhënë alarmin se BE është e kërcënuar.
“BE është e kërcënuar, nuk poi kushtohet rëndësi. Sot rrezikohet Shengeni, nesër rrezikohet euro”, ka thënë Juncker.
Deklarata e Presidentit të Komisionit Europian u bë duke folur në seancë plenare në Strasburg për çështjet e emigracionit.
Pak ditë më parë Austria pezulloi përkohësisht rregullat e Shengenit, duke shtuar kontrollet në pikat kufitare dhe kjo për shkak të fluksit të lartë të emigrantëve.
Ndërkohë dhe Sllovencia dhe Kroacia mund të imponojë më shumë kontrollet e kufijve pas Austrisë me qëllim ndalimin e fluksit të emigrantëve.
Kryeministri slloven, Miro Cerar tha dje në Lubjanë se duhet një zgjidhje në nivel europian për të siguruar kufijtë e jashtëm dhe të ndihmojë shtetet e Ballkanit Perëndimor
“Nëse Gjermania dhe Austria do të ndërmarrë masa strikte të kontrollit dhe sigurisht ne do të vendosim masa strikte në kufijtë tanë në jug të vendit” tha ai.
Sigal