Juncker: S’ka presione nga BE për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë

566
Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klood Junker, pas kthimit nga turneu i Ballkanit Perëndimor, deklaroi se BE-ja nuk kryen presion ndaj Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e cesthjes se emrit emrit.
“Presioni nuk është mjet të cilin duhet ta përdorim. I inkurajojmë Greqinë dhe IRJM-në për të gjetur zgjidhje për çështjen për emrin, janë të angazhuar në negociata, ne nuk duhet të intervenojmë”, thotë Junker për Euronews.
Ai refuzoi të përgjigjet në pyetjen e gazetares për faktin nëse është e arsyeshme kërkesa e Greqisë që Maqedonia të ndryshojë Kushtetutën.
Sigal