Johne Kerry në Rusi për të “zbutur” tensionet Putin-Ukrainë

480
Sekretari Amerikan i Shtetit Jon Kerry u takua të martën me presidentin rus Vladimir Putin në një kohë kur marrëdhëniet mes dy palëve janë në një moment tepër kritik.
Nevoja për bashkëpunim mes dy vendeve dhe zbutja e tensioneve mes tyre ishte ndër pikat kryesore të takimit, gjithashtu Kerry dhe ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov diskutuan gjithçka duke filluar nga negociatat bërthamore të Iranit, në gjetjen e një zgjidhje për konfliktin sirian dhe atë të Ukrainës.
“SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian mund të fillojnë përsëri sanksione ndaj Rusisë në qoftë se ajo nuk zbaton marrëveshjen për të ndaluar luftimet në Ukrainën lindore “-ka theksuar Kerry.
Ministri i Jashtëm i Rusisë Lavrov theksoi rëndësinë e shmangies së çdo veprimi që mund të çojë në tensione më të madhe mes dy vendeve, duke vënë në dukje se zgjidhja e shumë çështjeve të një rëndësie ndërkombëtare “varet nga përpjekjet tona të përbashkëta.”
Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë përkeqësuar për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë. 
Sigal