John Kerry kërkon fundin e luftës civile në Siri

480
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po intesifikojnë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund ferrit me luftën civile në Siri. Sekretari i Shtetit Amerikan John Kerry udhëtoi në Vjenë për të biseduar me ministrat e jashtëm mbi dhënien fund të konfliktit 4-vjecar. Irani për herë të parë merr pjesë në bisedime të tilla, të cilat gjithashtu do të përfshijnë Rusinë, Arabinë Saudite dhe Turqinë.
Rusia dhe Irani mbështesin presidentin sirian Bashar al-Assad. Ndërsa SHBA, Turqia, Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit arabe këmbëngulin se ai nuk mund të luajë ndonjë rol afatgjatë në të ardhmen e vendit. Ministrat e jashtëm nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Egjipti, Libani dhe BE-së kanë konfirmuar gjithashtu se ata do të marrin pjesë në takim. Pritet gjithashtu të marrin pjesë edhe fuqitë e tjera të Lindjes së Mesme.
Sigal